Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është “e mundshme” që një raund i dytë bisedimesh për paqe me Iranin të nisë brenda pak ditësh.
Sipas gazetës New York Post, zyrtarë pakistanezë kanë thënë se bisedimet mund të zhvillohen brenda 36 deri në 72 orëve të ardhshme.
I pyetur për këtë, Trump është përgjigjur me mesazh se “është e mundshme”, duke nënshkruar edhe me inicialet e tij.
Një ditë më parë, presidenti amerikan njoftoi se do të zgjasë armëpushimin që pritej të skadonte të mërkurën, në mënyrë që Iranit t’i jepet më shumë kohë për të paraqitur një propozim të unifikuar për përfundimin e konfliktit.