Familja Thaçi ngushëllon familjen Qosja

Familja e ish-presidentit, Hashim Thaçi ka dërguar telegram ngushëllim për familjen Qosja, pas ndarjes nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja.

Familja Thaçi në telegram shprehet se lajmi për ndarjen nga jeta e Qosjes i pikëlloi thellësisht teksa kanë vlerësuar lartë figurën e Qosjes duke thënë se kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë, njofton Dukagjini.

“Na pikëlloi thellësisht lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Ai la pas një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë. Duke vlerësuar mendimin e tij të pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj së vërtetës dhe vlerave kombëtare, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes Thaçi dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë. Me respekt, Familja Thaçi”, thuhet në telegram.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika