Afati për presidentin po skadon, Hasanpapaj: Partitë kanë dështuar në detyrimin kushtetues

Juristi, Bardhul Hasanpapaj

Juristi, Bardhyl Hasanpapaj, vlerëson se partitë politike kanë dështuar në përmbushjen e detyrimit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke lënë vendin në një situatë të paqartë.

Hasanpapaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se partitë politikë janë duke zhvilluar një fushatë të qartë e të pastër në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, shqetësuese për të mbetet ritmi i përshpejtuar i punës në Kuvend, me seanca të gjata dhe miratim të shpejtë të ligjeve që sipas tij tregon qartë se tashmë ka nisur një fushatë zgjedhore.

“Gjasat për të na befasuar për të mirë nuk po shihen në horizont dhe partitë politike fatkeqësisht kanë dështuar në zgjedhjen e presidentit dhe me apo pa vullnetin e tyre – me apo pa vullnetin e qytetarëve siç duket vendi do të shkojë në zgjedhje dhe ne prandaj po shohim këtë maratonë të seancave në Kuvend dhe tashmë fushata veçse ka filluar në Kuvend dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë surprizë. Është fushatë e qartë dhe e pastër shpejtësia me të cilën po merren vendimet dhe shpejtësia me të cilën trajtohen ligjet dhe lehtësia me të cilën tejkalohen procedurat – deputetë që punojnë deri në orët e vona dhe kjo është qartazi një fushatë. Po të kishin punuar kështu edhe në një mandat të rregullt natyrisht se do të ishte në të mirë të qytetarëve por nxitim me kaq i shpejt i ligjeve dhe procedurat e përshpejtuara janë shqetësuese”, u shpreh Hasanpapaj.

Mes tjerash, Hasanpapaj kritikon gjithashtu mungesën e përkushtimit nga partitë politike për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se, ndonëse janë zhvilluar disa takime, ato nuk kanë prodhuar rezultat konkret.

Ai e cilëson situatën si një “teatër politik”, i cili, sipas tij, po ndodh para syve të qytetarëve dhe po pengon zhvillimin e vendit.

“Po merren me gjithçka përveç zgjedhjes së presidentit – kanë marrë mundin të bëjnë dy-tre takime dhe teatri vazhdon. Kemi hyrë në një cikël ky politika është bërë një teatër dhe teatri është në sytë e gjithë qytetarëve e pengesë për zhvillimin e vendit – kjo është në dëm të demokracisë, nuk është demokracia në vetëm shkuarja në zgjedhje dhe ajo që po shohim është se në ndonjë bllokim po krijohet një konflikt ndërpartiak dhe po përbënë bazë që menjëherë të shkojmë në zgjedhje – ekziston frika se do të hyjmë në një cikël zgjedhjesh pa nevojë”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika