Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një incident me armë zjarri ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh, bëhet e ditur se të shtunën disa persona të panjohur duke drejtuar një motoçikletë kanë shtënë me armë në drejtim të një autosalloni, njofton Dukagjini.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit ende nuk dihet.
“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 25.04.2026-00:20-00:25. Raportohet se persona të panjohur të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një auto salloni. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit nuk dihet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime” thuhet në raportin policor.