Rreth 2,000 tiketa trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar mijëra gjoba për shkelje në komunikacion.

Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 15 aksidente me persona të lënduar dhe 30 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve të kontrollit në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 1,952 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave rrugore.

Sa i përket masave ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Nuk është raportuar për persona në ndalim policor, ndërsa një person është dërguar për të vuajtur dënimin.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika