Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Malit të Zi takohen për konsultime politike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, janë takuar për konsultime politike. Gjatë këtij takimi është diskutuar për marrëveshjet bilaterale, situatën e sigurisë në rajon, thellimin e lidhjeve ekonomike si dhe çështje të tjera

MPJD Kosovë dhe MPJ Mal i Zi

Zëvëndësministri në MPJD, Kreshnik Ahmeti, është takuar të martën e 12 korrikut me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Malit të Zi, z. Ljubomir Mišurović, për konsultime politike në mes të dy ministrive.

Gjatë këtij takimit është diskutuar për marrëveshjet bilaterale të cilat janë në proces të finalizimit, situatën e sigurisë në rajon, bashkëpunimin në dimensionin multilateral, thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimet e përbashkëta infrastrukturore.

“Delegacionin malazez e njoftova për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke vënë theksin në procesin e tanishëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, falenderova Malin e Zi për mbështetjen e pakusht në këtë proces të anëtarësimit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në këtë takim është diskutuar edhe për çështje të sigurisë dhe masat që kanë ndërmarrë të dyja vendet, veçanërisht pas situatës së krijuar nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

“Ndikimi i dëmshëm i vendeve të treta në rajonin tonë është shqetësim i përbashkët dhe bashkëpunimi për luftimin e tij është i domosdoshëm’, ka shkruar më tej zv. Ministri.

Të dyja palët janë pajtuar  që t’i angazhojnë departamentet përkatëse të të dyja Ministrive për bashkëpunim të ngushtë për procesin e integrimeve evropiane dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika