Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që sot e martë do të ketë mot të ndryshueshëm, me alternime mes diellit dhe vranësirave, ndërsa në disa zona priten edhe riga të lehta shiu.
Sipas të dhënave të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në mesditë.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 8 metra në sekondë.