Inspektorati Qendror i Punës ka intensifikuar kontrollet në terren, duke vazhduar aksionin inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë Kosovën.
Në raportin 48-orësh të ditës së katërt të këtij aksioni, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm inspektimesh dhe masash ndëshkuese, përfshirë ndalime të punimeve në disa zona, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit, në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm u procesuan në Gjykatat për kundërvajtje, përkitazi me shkeljet e konstatuara.
Sipas Ministrisë janë bërë 46 inspektime dhe 37 ri-inspektime.
Në 17 vendpunishte u ndaluan punimet, ndërsa në 9 sosh u lejuan. Po ashtu, Inspektorati shqiptoi 20 vërejtje dhe regjistroi 14 raste të eliminimit të parregullsive.