Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë së martës në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh, viktima derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit, njofton Dukagjini.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njëjti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
