Radoniqi në presidencë, thotë se nuk diskutoi për buxhet me Haxhiun

Në zyrën e presidencës të mërkurën u mbajt një takim në mes të u.d presidentës Albulena Haxhiut si dhe kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, me fokus diskutimin mbi zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë. Radoniqi tha se nuk është diskutuar në lidhje me buxhetin që do të kërkohet, megjithëse pret të jetë i njëjtë si i herës së kaluar

Mbrëmë nga karrigia e Kryetares së Kuvendit e shpërndau legjislaturën e 10-të, e sot për t’u koordinuar për zgjedhjet, Albulena Haxhiu në Presidencë prite Kryetarin e KQZ-së.

Diskutimi me Kreshnik Radoniqin u mbajt pa praninë e mediave e pas takimit shkurt foli Radoniqi, që përpos datës që kërkoi tha se nuk diskutoi çështje tjera, përfshirë buxhetin që u nevojitet për organizimin e zgjedhjeve.

“Çështja e buxhetit ende nuk është diskutu në KQZ, po besoj do të jetë si në zgjedhjet e kaluara…”, ka deklaruar Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.

Se procesi është i vështirë e pranoi edhe Radoniqi, megjithëse është optimist se do të ec mirë.

Pritshmëri të mira kanë edhe organizatat që zakonisht e monitorojnë procesin e zgjedhjeve.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se praktika e herës kaluar ka treguar se zgjedhjet mund të realizohen edhe me afate më të shkurtra.

“Koha ndonëse ka qenë e njëjtë, afati I njëjtë, nuk është që ka pasur shumë problem të organizimit, Pres që procesi do të organizohet mirë, sepse periudha prej 1 uaji I shkurton afatet procedural. KQZ ka tregu që ka kapacitet të organizohet si duhet”, ak deklaruar ai.

Sipas Bugaqkut, këtë herë vëmendja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë tek Qendrat komunale të numërimit të votave, pas përvojës së kaluar me manipulimet e komisionerëve.

“I kemi pa edhe vitin e kaluar, problemet që kanë shkaktu viotat e falsifikuara nga ana e komisionerëve, duhet të jetë vigjilente, të ketë kujdes në fazën e emërimit, t’I shqyrtojë mirë propozimet e partive politike”, ka theksuar Bugaqku.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë deklaruar se organizimi i zgjedhjeve do të bëhet me afate të shkurtuara kohore dhe nga vendimet e para të KQZ-së do të jetë ndryshimi i afateve për aktivitetet zgjedhore, apo përshtatja e tyre në pajtim me rrethanat.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika