Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti kanë nisur homazhet në fshatin Gllobar të Drenasit, në kuadër të nderimit të dëshmorëve.
Në orën 10:15, Haxhiu pritet të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Verboc, në orën 10:45 në Shtuticë.
Ndërsa, në orën 11:15 do të qëndrojë në Kompleksin Memorial në Marinë.