IKD: Kosova e fundit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian

Në vendet e rajonit, Kosova sipas hulumtimeve është renditur e fundit sa i përket procesit të integrimit evropian. Kjo për shkak të zgjedhjeve parlamentare të vazhdueshme.

Kështu u tha në tryezën rajonale “Pasqyrimi rajonal, ku qëndron rajoni në grup kapitullin e parë të BE-së”, e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, së bashku me Qendrën për Studimin e Demokracisë  dhe Qeverisjes nga Shqipëria dhe Qendrën për Gazetari Hulumtuese (SCOOP) nga Maqedonia e Veriut.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj tha se nuk ka vullnet politik që të bëhen institucionet funksionale pas zgjedhjeve që ta kenë prioritet integrimin evropian.

Ndërsa nga Shqipëria, drejtori ekzekutiv i CSDG-së Arjan Dyrmishi shtoi se për të qenë një shtet i suksesshëm duhet të kontrollojë financat.

Nga Maqedonia e Veriut, drejtori i SCOOP Goran Levkov tha se situata është zhgënjyese në institucionet e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret.

Ai tha se duhet të ecin se bashku si rajon që të bëhen pjesë e BE-së, duke ndërtuar kapacitetet e organizatave, kapacitetet e shoqërisë dhe kapacitetet e njerëzve për ta kaluar këtë rrugë./KP

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika