Dilema për anëtarin e 11-të, çfarë thotë KQZ-ja?

Por, të gjitha këto vendime në mbledhjen e sotme KQZ i mori ndonëse nuk e ka përbërjen e plotë. Partitë dhe monitoruesit e punës së këtij institucioni ende presin vendimin e Albulena Haxhiut për anëtarin e 11, nëse do t’ia japë atë Vetëvendosjes apo PDK-së. Këtë vendim kishte hezituar ta merrte Vjosa Osmani gjatë fundit të mandatit të saj.

Screenshot

Në mbledhjen ku u vendos për planin e detajuar të zgjedhjeve, prezent ishin 10 anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë kryetarin Kreshnik Radoniqi.

Por, këtu mungoi anëtari i 11-të politik, i cili vazhdon të mos emërohet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, e cila ka përballë një vendim të rëndësishëm: t’ia japë

Vetëvendosjes anëtarin e tretë, Nijazi Isakun, apo PDK-së të dytin, Rashit Qalajn.

Anëtari i PDK-së tanimë i emëruar, nuk ka dilemë që në këtë tavolinë duhet t’i bashkohet kolegu i tij, Qalaj.

“UD Presidentja nuk duhet të humbë kohë. Besoj që vonesa po bëhet me qëllim që ta humbë fuqinë e përfaqësimit të opozitës edhe në këtë institucion”, u shpreh Ilir Gashi, anëtari i KQZ-së nga PDK-ja.

Se nuk ka dilemë që ky anëtar duhet t’i takojë PDK-së, e thotë edhe një njohës i punës së KQZ-së.

“Mos emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së, po bëhet me qëllim politik për ta dëmtuar. Dilema rreth asaj se kujt i takon, është sqaruar në 2021 nga Kushtetuesja”, thotë njohësi i punës së KQZ-së, Shemsi Jashari.

Sidoqoftë, me apo pa anëtarin e fundit, KQZ-së nuk i rrezikohet kuorumi për çka nevojiten veç 7 anëtarë prezentë.

Por, rëndësia e anëtarit të 11-të, së shpejti do të mund të vërehet tek vendimmarrja, për çka nevojitet dy e treta e votave.

“Këto çështje kanë të bëjnë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve, regjistrimin e ndonjë partie të re, si dhe certifikimin e rezultateve”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Por, përkundër që në vazhdim KQZ-ja do të ketë përballë vendime të rëndësishme, U.D Presidentja të enjten deklaroi që nuk e ka në plan të ngutet për vendimin.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika