3 maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në shënim të kësaj dite do të mbajë një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave” duke filluar nga ora 11:00, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se Kosova ka shënuar progres në lirinë e medias gjatë vitit të fundit, vlerësuar nga raporti vjetor i “Reporterëve pa Kufij” për vitin 2026.
Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij 2026, Kosova është renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa në vitin 2025.