Zelensky përdori “artileri moderne” ku me to forcat ukrainase goditën një tjetër depo municionesh ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sukseset e “artilerisë moderne” që i janë dhuruar nga perëndimi, pasi forcat ukrainase goditën një depo municionesh. Deklaratat e Zelensky-t erdhën pas shpërthimit që tronditi qytetin Nova Kakhovka në rajonin Kherson të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Sukseset e “artilerisë moderne” që janë dhuruar nga perëndimi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon t’i mbron pasi forcat e ukrainës kanë goditur një tjetër depo municioni rus gjatë ditës së martë të 12-të korrikut.

Sipas Zelenskyt okupatorët kanë ndjerë se çfarë është artileria moderne, presidenti është shprehur se okupatorët nuk do të kenë prapavijë të sigurt në tokat ukrainase, të cilat at i kanë pushtuar tash e sa kohë.

“Ata mendonin se operacionet e skautëve tanë për të mbrojtur Atdheun e tyre janë urdhra të përmasave më të forta se çdo “operacion special” i tyre,” ka thënë Zelensky gjatë fjalimit të tij.

Frika është e pranishme tek rusët sipas Zelenskyt nga Forcat ukrainase të Armatosura, ku kjo dihet edhe nga përgjimet e bisedave të tyre.

Në qytetin Nova Kakhovka ka ndodhur tronditja tjetër nga shpërthimet në rajonin e Kherson të Ukrainës, gjatë mbrëmjes të së hënës, ku aty kishte shpërthime të forta.

Ukraina ka përdorur sistemet e raketave të shumta lëshuese HIMARS të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe armë të tjera të prodhimit perëndimor, për të shënjestruar depot ruse të municionit, thellë brenda territorit të kontrolluar nga Moska, gjatë javëve të fundit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika