Fetoshi: 3 maji – Liri dhe përgjegjësi për sigurinë informative

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka theksuar rëndësinë e lirisë së mediave në kuadër të 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike.

Në një postim në Facebook, Fetoshi ka deklaruar se në vendet ku media është e lirë, qytetari është më i mbrojtur dhe demokracia më e qëndrueshme.

Ai ka përmendur gjithashtu përmirësimin e Kosovës në indeksin e Reporterët pa Kufij (RSF), ku vendi ka shënuar ngritje për 15 pozita krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, sipas tij, sfidat profesionale dhe rregullatore mbeten të pranishme dhe kërkojnë një qasje të koordinuar për garantimin e një hapësire publike të sigurt.

Fetoshi ka theksuar se mediat kanë rol jetik në mbrojtjen e së vërtetës dhe interesit publik, sidomos në një kohë të karakterizuar nga dezinformimi, presionet politike, varësia ekonomike dhe kërcënimet hibride.

“Mediat kanë rol jetik për të vërtetën dhe për interesin publik. Në epokën e dezinformimit, presioneve politike, varësisë ekonomike dhe kërcënimeve hibride, liria e tyre bëhet edhe çështje e sigurisë”, ka shkruar ai.

Ai ka potencuar se mbrojtja e gazetarëve, transparenca mbi pronësinë dhe financat e mediave, qasja në dokumente publike dhe përgjegjësia shoqërore e mediave janë çështje me interes kombëtar.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika