KQZ miraton 949 qendra votimi për zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 2 milionë votues në listë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas vendimit, në 38 komuna do të jenë gjithsej 949 qendra votimi.

Prej tyre, 911 do të shërbejnë për votim të rregullt, ndërsa 38, nga një për secilën komunë, do të përdoren vetëm për votim me kusht.

Po ashtu, KQZ miratoi edhe listën e 38 Qendrave Komunale të Numërimit, ku do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike pas ditës së zgjedhjeve.

Në të njëjtën mbledhje u prezantua edhe raporti i Listës Preliminare të Votuesve, sipas të cilit numri i përgjithshëm i votuesve është 2,092,202, që është për 15,912 më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Numri i votuesve që do të votojnë për herë të parë është 22,131. Prej tyre, 16,933 kanë arritur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa 5,198 janë regjistruar për herë të parë ose kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës. Nga votuesit e rinj, 51.70 për qind janë meshkuj dhe 48.30 për qind femra.

Ndërkaq, nga lista janë larguar gjithsej 6,219 votues, prej të cilëve 5,826 si persona të vdekur dhe 393 për shkak të humbjes së shtetësisë. Po ashtu, në listën votuese nuk janë përfshirë edhe 6,797 persona të identifikuar si të vdekur përmes verifikimeve të institucioneve përkatëse gjatë vitit 2025./EO

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika