Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit nuk ka përfunduar.
I pyetur nëse operacionet amerikane në Ngushticën e Hormuzit nënkuptojnë fundin e armëpushimit, Hegseth ka thënë “Jo, armëpushimi nuk ka përfunduar. Ky është një projekt i veçantë dhe i ndarë.”
Ai i bëri thirrje Iranit të tregojë kujdes dhe të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në rifillimin e konfliktit.
“Për momentin, armëpushimi po qëndron”, ka shtuar ai.