Ekspozita “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar” bashkon artistë nga të gjitha trojet shqiptare

Në nder të ditës së lindjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeu në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë është hapur ekspozita tematike, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”, raporton Ekonomia Online.

Kjo, ekspozitë është organizuar nga organizata “Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”.

Basri Beka, nga Këshilli Organizativ i ekspozitës ka treguar agjendën për këtë ditë, duke shtuar se besojnë se çdo vit siç e ka quajtur ai “festë” do të madhështohet dhe ringjallet edhe më shumë

“Ne tash tri vite radhazi, së bashku edhe me mbështetjen e korporatës “Kryeziu”, kemi bërë këtë aktivitet kulturor në kujtim të kujtesës historike, në kujtim të kryeheroit tonë, për të rritur kujtesën historike të popullit tonë për madhështinë e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në kuadër të festimit të ditëlindjes janë organizuar disa aktivitete. Do të thotë, në fillim ne patëm nderimet pranë shtatores së kryeheroit në ora 09:00 të mëngjesit. Në ora 10:00 bëhet nisja nga Lezha pas homazheve në vendprehjen e kryeheroit kombëtar, ku grupe të veteranëve të UÇK-së, entuziastë, aktivistë, shoqata të ndryshme nga Shqipëria tashmë vetëm janë nisur për të marrë pjesë në këtë event”, ka thënë ai.

“Nga ora 13:00, siç e shihni, kemi hapur ekspozitën e artit pamor, ekspozitën e hapur, ku artistë nga të gjitha trevat ekspozojnë punimet e tyre artistike nën organizimin e “Artistëve për Artistët”. Dhe në orën 16:00 të pasdites do të fillojmë me koncertin festiv në nder të kryeheroit tonë kombëtar.”, tha Beka për media.

Beka, shtoi se aktivitet kanë qenë të shumta dhe se do të ketë edhe arbëreshë, të cilët janë ftuar në cilësinë e organizatorëve.

“Aktivitetet kanë qenë të shumta sepse kemi edhe grupe të arbëreshëve të ftuar nga ne si organizatorë, të cilët kanë një agjendë mjaft të ngjeshur. Ata ishin edhe në vizitë në Mitropolin e Prishtinës, tash janë në Muzeun Etnografik, dhe në ora 15:00 pritet që së bashku me grupet tjera artistike të bëjnë defilimin në sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe në sheshin ‘Gjergj Kastrioti’.

Kjo është afërsisht përmbledhja e aktiviteteve për nder të kryeheroit. Besojmë që çdo vit kjo festë do të madhështoret dhe të ringjallet edhe festa e Shën Gjergjit, që ky popull me shekuj e ka festuar dhe trashëguar në kujtim të kryeheroit tonë kombëtar”, tha Beka.

Veton Gusia kryetar i shoqatës “Artistët për artistë”, po ashtu organizator i ekspozitës tha se artistët në mënyra të ndryshme kanë portretizuar Skënderbeun si hero unifikues.

“Ju mundeni me i pa edhe vetë rezultatin e artistëve që kanë dashtë në mënyra të ndryshme me shpreh kryeheroin tonë, jo vetëm si luftëtar po edhe si filozof, edhe si mendimtar, edhe si unifikues, që edhe ashtu është unifikues i kombit tonë, është identiteti i kombit tonë”, tha Gusia.

Ai tha se artistët që e kanë bërë të mundur realizimin e ekspozitës janë nga të gjitha trojet shqiptare.

“Po, siç po e shihni, këtu ka artistë prej të gjitha viseve. Domethënë ka prej Maqedonisë, Luginës, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë edhe Kosovës. Domethënë një Shqipërie. Edhe çdo vjet është tu u rritë numri i prezantuesve të veprave të Skënderbeut. Ne kemi historikisht artistët e mëdhenj shqiptarë si Ibrahim Kodra, si Gjelosh Gjokaj, si shumë artistë të tjerë e kanë pasë identitetin… minimum një Skënderbe një artist i joni duhet me pasë, është si identiteti jonë. E këtu po më vjen mirë shumë për pjesëmarrjen e njerëzve edhe për vizitorët”, tha Gusia./EO

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarin Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika