Përballje vendimtare në Prizren: Bashkimi dhe Bora kërkojnë finalen

Sonte në Prizren zhvillohet përballja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “play-offin” e Superligës së Kosovës në basketboll.

Në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi pret Borën, në një duel që do të përcaktojë skuadrën e dytë finaliste në garën për titullin kampion.

Seria mes dy ekipeve është e barabartë 2 me 2.

Takimi i parë i takoi Bashkimit me rezultat 73:70, ndërsa Bora u kundërpërgjigj në ndeshjen e dytë duke fituar 76:75.

Prizrenasit rikthyen epërsinë në shtëpi me fitoren 88:73, por prishtinasit barazuan gjithçka në duelin e fundit 104:99.

Të gjitha sytë sonte do të jenë në këtë përballje dramatike, që nis në ora 19:30.

Fituesi i kësaj serie do të përballet me Trepçën në finale, e cila eliminoi Pejën në gjysmëfinale.

Të fundit nga rubrika