Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar në rrjetet sociale zhvillimet e fundit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Në platformën e tij “Truth Social”, ai thotë se lufta dhe bllokada e Iranit mund të përfundojë me një marrëveshje, por bombardimet mund të intensifikohen nëse Irani nuk pajtohet për një të tillë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
“Nëse Irani pranon të japë atë që është rënë dakord – të cilën ai e përshkruan si “një supozim të madh” – atëherë operacioni ‘Epic Fury’ do të përfundojë”, thotë Trump.
Trump shton se bllokada e SHBA-së do të “lejojë që Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur për të gjithë, përfshirë Iranin”.
Trump kërcënon gjithashtu se bombardimet do të rifillojnë nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje, “dhe ajo do të jetë, fatkeqësisht, në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se sa ishte më parë”.