Fetoshi: Kërcënimi nga “Brigada e Veriut”, sinjal për qëllimet e Serbisë para zgjedhjeve

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas publikimit të kërcënimit nga organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut” për eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Fetoshit, rishfaqja e kësaj organizate, e cila kishte qenë e zhdukur prej kohësh, nuk përfaqëson vetëm një incident sigurie, por një mesazh strategjik me synim destabilizimin e situatës në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme, njofton Dukagjini.

Gjithashtu, sipas Fetoshit, ky kërcënim nuk duhet parë vetëm si urrejtje ndaj një lideri politik, por si pjesë e propagandës serbe dhe përpjekjeve për mobilizim nacionalist në veri të Kosovës.

Mes tjerash, Fetoshi shton se ky kërcënim ndaj Kurtit, sipas tij përbën test për qëndrueshmërinë shtetërore dhe reagimin ndërkombëtar ndaj ndërhyrjeve të mundshme nga Serbia.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika