Kërcënimi ndaj Kurtit, Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” qëndrojnë inteligjenca serbe dhe ruse

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar kërcënimin për eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të publikuar nga organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut”.

Ibishi, në “FIVE” në Dukagjin, deklaroi se çdo kërcënim duhet trajtuar me seriozitet, sidomos kur vjen nga një organizatë e shpallur terroriste.

Sipas Ibishit, situata aktuale e sigurisë mbetet e ndjeshme, ndërsa kërcënime të tilla lidhen me ndikime të inteligjencës serbe dhe ruse.

“Çdo kërcënim është serioz, por realiteti është se “Brigada e Veriut” është e shpallur si organizata terroriste dhe adresimi i saj është çështje për organet e hetuesisë që të merren me to dhe tashmë është një fazë e brishtë e gjendjes së sigurisë dhe kërcënime të tilla shfaqen nga organizata të tilla që në prapavijë e kanë inteligjencën serbe dhe ruse dhe gjithsesi duhet të merren me seriozitet”, u shpreh Ibishi.

Ai theksoi se institucionet e sigurisë dhe hetuesisë duhet të trajtojnë me prioritet rastet që lidhen me kërcënime terroriste dhe destabilizim të mundshëm të situatës në vend.

Ibishi, mes tjerash, foli edhe për rëndësinë e vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në Turqi, duke e cilësuar Ankaranë si një partner strategjik.

Ai tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë të rëndësishme jo vetëm në aspektin politik dhe diplomatik, por edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Turqinë e kemi një partner tonin strategjik dhe është një fat i mirë përveç marrëdhënieve të mira politike e diplomatike e kemi edhe në fushën e sigurisë një përkrahës shumë të mirë edhe për anëtarësimin tonë në NATO e edhe për blerje të pajisje ushtarake”, tha ai.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika