Dy nga partitë kryesore politike në vend, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajnë sot mbledhjet e tyre të Këshillave të Përgjithshëm.
Sipas njoftimeve, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë mbledhjen në orën 10:00, njofton Dukagjini.
Ndërkaq, në orën 12:00, mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do ta mbajë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, me fokus në zhvillimet e brendshme partiake dhe agjendën politike të saj.
Të dyja mbledhjet vijnë pak para zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.