Gashi: Limaj është opsioni më i shpejtë për rritje të votave të PDK-së më 7 qershor

Analisti politik, Dardan Gashi, ka komentuar letrën e kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ajo mund të interpretohet jo vetëm si ofertë për bashkëpunim zgjedhor, por edhe si mundësi për ribashkim apo shkrirje politike.

Gashi, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se një bashkëpunim me Limajn do të ishte mënyra më e shpejtë për PDK-në për të rritur mbështetjen elektorale.

Madje, Gashi u shpreh se sipas tij nëse ky bashkëpunim nuk realizohet – dështimi do të ishte vetëm për çështje personale.

“Letra nuk është vetëm ofertë për bashkëpunim për këto zgjedhje dhe jo për afrim taktik mund të lexohet edhe si ofertë për ribashkim e shkrirje. PDK-ja kur është themelu është themelu si parti e majtë e pastaj rrugës ka pasur një rishikim të atij pozicionimi. Interesant është se nuk ka pasur ndonjë reagim nga PDK-ja lidhur me këtë letër dhe nëse e marrim për bazë faktin se LDK-ja dhe Vjosa Osmani nesër do të kenë një marrëveshje formale besoj që edhe PDK-ja duhet të reflektojë më shpejtë në këtë pikëpamje – votuesit para tre muajve kanë vendosur me i dërgu në opozitë Limajn dhe partitë tjera nuk ka pasur ndonjë aktivitet nga partitë opozitare për rritjen e votave. Mënyra më e sigurt për Partinë Demokratike që me i rritë votat është pikërisht Limaj dhe për me i bë 20-25 mijë vota PDK-ja do të duhej të punonte 1 vit dhe nuk e ka këtë kohë dhe rruga më e shpejt e më e shkurtë është kjo. Logjika e shëndoshë nuk e shpjegon se mund të ketë dështim të kësaj e nëse ka do të jetë vetëm çështje personale e individuale”, u shpreh Gashi.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika