Një anije luftarake e Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe do të dislokohet në Lindjen e Mesme në kuadër të një misioni ndërkombëtar për garantimin e sigurisë detare në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Ministria britanike e Mbrojtjes, raporton Dukagjini.
Sipas autoriteteve britanike, shkatërruesi HMS Dragon do të pozicionohet paraprakisht në rajon për t’u bërë pjesë e një operacioni shumëkombësh që synon mbrojtjen e anijeve tregtare dhe garantimin e kalimit të sigurt nëpër Hormuz, sapo situata e sigurisë të vlerësohet e përshtatshme.
Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se dislokimi i HMS Dragon është pjesë e përgatitjeve strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr bashkë me Francën.
Ky koalicion synon ruajtjen e lirisë së lundrimit dhe mbrojtjen e rrugëve tregtare ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret detare më strategjike dhe më të rëndësishme për transportin global të energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare.