Shormaz: Zyra hungareze antiterroriste në Banja Llukë, precedent i rrezikshëm kundër Bosnjës

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë, Dragan Shormaz ka ngritur shqetsimet e tij rreth hapjes së zyrës së njësisë hungareze kundër terrorizmit në Banja Llukë, duke e cilësuar atë si një precedent të rrezikshëm për rendin institucional të Federatës së Bosnjes dhe Hercegovinës (BeH).

Në një analizë të titulluar “Antiterrorizmi si mbulesë për shpërbërjen e shtetit”, Shormaz vlerëson se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i entitetit të BeH, Republika Srpskas me një njësi të huaj speciale policore përbën anashkalim të institucioneve shtetërore të Bosnjës.

Sipas tij, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar janë kompetencë ekskluzive e institucioneve shtetërore dhe jo e entiteteve.

“Kur një shtet i huaj vendos prani operative në sektorin e sigurisë, jo në nivel shtetëror por në nivel entiteti, kjo nuk është çështje teknike, por ndërhyrje direkte në rendin institucional të vendit”, shkruan Shormaz.

Ai paralajmëron se veprime të tilla mund të krijojnë praktika të rrezikshme që dobësojnë sistemin kushtetues të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe rrisin tensionet politike në rajon.

Shormaz kritikon gjithashtu Hungarinë, duke theksuar se një shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk duhet të mbështesë struktura që, sipas tij, minojnë institucionet shtetërore të Bosnjës.

Në tekstin e tij, ai përmend edhe raportin ndërmjet Millorad Dodik dhe Viktor Orbán, duke thënë se problemi nuk lidhet vetëm me individë apo marrëdhënie politike, por me parimin e funksionimit të shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ish-deputeti serb vlerëson se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor duhet të ndërtohet përmes bashkëpunimit institucional me shtetet dhe jo përmes “kanaleve paralele të pushtetit”.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika