Tre persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.
Policia bën të ditur se, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, katër persona të dyshuar meshkuj kanë penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre.
Tre prej të dyshuarve janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari i katërt ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.