Barcelona dhe Real Madridi përballen këtë të diel në “Camp Nou”, në një El Clasico që mund të vendosë titullin kampion në La Liga.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe një barazim do t’i mjaftonte Barcelonës për ta siguruar matematikisht trofeun ndaj rivalit të përjetshëm.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick vjen në këtë duel me mungesa të rëndësishme. Ylli i ri i katalanasve, Lamine Yamal, është jashtë fushave deri në fund të sezonit për shkak të lëndimit, ndërsa në dyshim mbetet edhe mbrojtësi Andreas Christensen.
Në anën tjetër, edhe Real Madrid ka probleme me mungesat. Kylian Mbappe nuk luajti ndaj Espanyolit për shkak të një problemi në kofshë dhe nuk do të laujë as kundër Barcelonës. Ndërkohë, mungesa të konfirmuara janë Eder Militao, Ferland Mendy, Dani Carvajal, Arda Guler dhe Rodrygo.
Sipas mediave spanjolle, përgjegjësia kryesore në sulm pritet të bjerë mbi brazilianët.