Vedat Muriqi vazhdon formën e tij të shkëlqyer në La Liga, duke u shpallur edhe një herë lojtari më i mirë i ndeshjes.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e vetëm për Mallorca në barazimin 1:1 ndaj Villarrealit.
Goli i Muriqit i siguroi një pikë të rëndësishme Mallorcas në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.
Me këtë realizim, ai ka arritur në kuotën e 22 golave këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit të tij.