Abelard Tahiri njofton se nuk do të kandidojë për deputet

Abelard Tahiri, PDK

Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili tha se do të qëndrojë pranë kryetarit të partisë, Bedri Hamza, për ta mbështetur në fushatën zgjedhore.

“Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohje për votuesit dhe përkrahësit e PDK-së, duke theksuar se angazhimi i tij politik dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë edhe pse nuk do të jetë në listën zgjedhore.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika