Një person mashkull nga Kosova ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti me armë zjarri në Kamenicë, mbrëmjen e 9 majit 2026, rreth orës 23:10.
Sipas Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar menjëherë ndihmë mjekësore pas ngjarjes.
Në lidhje me rastin, autoritetet kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt, pasi dyshohet për veprën penale “moslajmërim i veprës penale”.
Policia ka bërë të ditur se arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.