Anëtari i Kryesisë së Sokol Bashota, ka bërë të ditur se në mbledhjen e radhës së partisë do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për çështje që lidhen me listën zgjedhore të partisë.
Para mediave, Bashota u ndal edhe te mundësia e përfshirjes së Fatmir Limaj në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë, letrën që na ka shkruar, do të diskutojmë në kryesi”, ka thënë Bashota para mediave.