Dogana e Kosovës ka zbuluar 27 fustane solemne dhe dy fustane vello të padeklaruara, të fshehura brenda një autobusi në pikën kufitare të Hanit të Elezit.
Sipas njoftimit zyrtar, autobusi i linjës Turqi–Prishtinë me targa të huaja është ndaluar për kontroll rutinë, ku zyrtarët doganorë kanë identifikuar një hapësirë të fshehur në brendësi të autobusit.
“Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solem dhe 2 fustane vello”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Mallrat janë ndaluar nga autoritetet doganore, ndërsa ndaj rastit po zhvillohen procedurat administrative dhe ligjore.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin e vendit.