Partia e Drejtësisë në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga vetë Partia e Drejtësisë.
Sipas PD-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit.
“Në këtë frymë, konsiderojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit, duke konfirmuar kapacitetin e saj për ndryshim dhe për marrjen e përgjegjësive të mëdha shtetërore në periudhën që kemi përpara”, thuhet në komunikatë.