Listat “misterioze” për deputetë, partitë kanë afat deri në mesnatë t’i dorëzojnë në KQZ

Edhe pse kanë mbetur veç disa orë kohë, partitë politike vazhdojnë të mos i dorëzojnë në KQZ listat finale të kandidatëve për deputetë. Gjatë ditës, subjektet politike po i vazhdonin negociatat me disa kandidatë potencial, me qëllim që t’i plotësojnë edhe vendet e fundit, derisa u arrit edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes tri partive.

Gjatë tërë ditës së martë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte në pritje të përfaqësuesve të partive politike.

Por, ndonëse ishte dita e fundit e afatit për dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë, asnjë nga subjektet politike nuk ia mësyu derës së KQZ-së, e madje as emailit zyrtar.

Kur po kalonin orët e fundit, partitë, ishin ende duke punuar për t’i bindur emrat, që do t’i zinin vendet e fundit të mbetura.

Andaj, një procedurë të tillë, nuk e kreu as subjekti më i madh politik, Vetëvendosje.

“Deri pasditen e së martës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje po zhvillonte takime me qëllim të plotësimit të listës me kandidatë për deputetë. Andaj, nga ky subjekt politik, deklaruan jozyrtarisht që listën zyrtare në KQZ- nuk pritet ta dorëzojnë deri fare pak minuta para skadimit të afatit”.

Ndërkohë, gjatë ditës LDK-ja njoftoi se pas Vjosa Osmanit e kandidatëve që ajo ka sjell, në listë do të garojnë edhe bashkë me Ballin Kombëtar e Partinë e Drejtësisë.

Lista e kandidatëve për deputetë nuk është bërë publike gjatë ditës as nga PDK-ja e AAK-ja.

Sipas njohësve të çështjeve politike, vonesa në dorëzimin të listave është e qëllimshme.

“Vonesa e dërgimit të listave bëhet me qëllim politik, në mënyrë që kandidatët potencialë, të mos kenë oferta të tjera nga partitë, si dhe që të menaxhohet më mirë presioni i brendshëm për numrat në listë”, tha për Dukagjinin, Basri Muja, njohës i çështjeve politike.

Subjektet politike, 27 sa kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, kanë afat që listat e tyre t’i dorëzojnë në KQZ deri sonte në mesnatë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika