“Votova kundër Osmanit”, Ukaj tregon pse nuk u përfshi në listën e LDK-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Xhavit Uka, ka reaguar pasi mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Uka, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka deklaruar se kishte votuar kundër propozimit që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore, duke mbështetur që këtë rol ta ketë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, ai kishte qenë i vetmi kundër këtij propozimi në Këshillin e Përgjithshëm, por jo kundër bashkimit të Osmanit me LDK-në.

“Në këshillin e përgjithshëm kam votuar që Vjosa Osmani të mos jetë bartëse e listës, por të jetë zoti Abdixhiku. Edhe në këshill të përgjithshëm i vetmi kam qenë kundër që Osmani të jetë bartëse e listës. Por nuk kam qenë kundër bashkimit…

Kur sot kam pyetur në zyre se pse nuk jam në listë. Kur e kamë çuar personin  ta këqyr arsyen time, në zyre ka qenë veç Abdixhiki e Osmani. E dihet çka thanë, se kam votuar kundër”, ka thënë Uka në Debat Plus.

Të fundit nga rubrika