Gashi: Figura të rëndësishme të LDK-së janë lënë prapa në listë

Analisti politik, Astrit Gashi, ka kritikuar partitë politike për mos publikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se këtë po e bëjnë për shkak të frikës nga reagimi i opinionit publik.

Gashi, në “Debat Plus” e përmendi edhe praktikën e Lëvizjës Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti zakonisht listën e publikon pas debateve televizive dhe në orë të vona të natës, vetëm që të shmanget diskutimi publik.

“E vonojnë publikimin sepse i frikësohen opinionit publik dhe nuk kanë arsye të frikësohen. Nëse listën e kanë bërë ashtu sic ua ka marrë mendja që do të jenë më e mirë për parti. LVV-ja gjithmonë pas debateve e ka publiku listën dhe vetëm që të mos diskutohet e kanë publikuar pas orës 23:00, por kjo është një praktikë e keqe”, u shpreh Gashi.

Gashi, mes tjerash, komentoi edhe listën e mundshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilën tha se është rezultat i bashkëpunimit të partisë me Vjosa Osmanin dhe ekipin e saj politik.

Sipas tij, disa kandidatë që janë futur në listën e LDK-së përmes këtij bashkëpunimi nuk do të duhej të kishin përparësi ndaj figurave tradicionale të partisë.

“Lista e LDK-së është sic është pasi ka dalë nga bashkëpunimi i LDK-së me Vjosa Osmanin dhe ekipin e saj ku janë edhe kandidatët që Osmani i ka sjell , nuk do të duhej të ishin aty por janë aty si shkak i bashkëpunimit, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami e shumë të tjerë do të duhej të ishin para kandidatëve për deputetë që i ka sjellë Osmani në listën e LDK-së”, u shpreh Gashi.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika