LDK-ja publikon listën, prin Osmani – i dyti Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike listën garuese për zgjedhjet e 7 qershorit.

Listës i prin ish-presidentja, Vjosa Osmani teksa pas saj radhitet kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, njofton Dukagjini.

“Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 110 kandidatë. 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj. Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës. Me njerëz që vijnë nga çdo anë e Kosovës, nga diaspora, nga jeta akademike, profesionale e qytetare; me gra e burra që besojnë se ky vend meriton më shumë qetësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë. Ky është ekipi ynë.
7 qershori është dita e ringritjes se madhe!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kujtojmë se Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami që rëndom kanë qenë në top 10-she kësaj radhe janë renditur i 11-ti dhe e 12-ta.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika