Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 13 maj 2026.
Sipas vendimit të MINT-it të datës 04.05.2026, çmimet e përcaktuara për tregun e Kosovës janë: Nafta (dizel): 1.59 euro për litër; Benzina: 1.49 euro për litër; Gasi: 0.77 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.