Gjykata Supreme ka shfuqizuar pjesërisht një dispozitë të Rregullores së Universiteti i Prishtinës për procedurat e avancimit dhe emërimit të personelit akademik, duke vlerësuar se ajo ishte në kundërshtim me parimet e sigurisë juridike dhe tejkalonte kompetencat ligjore të universitetit.
Vendimi u mor në kuadër të konfliktit administrativ të iniciuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Universitetit të Prishtinës.
Me aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme shpalli të paligjshëm dhe shfuqizoi nenin 18, paragrafi 7 të Rregullores për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Avancimin dhe Rizgjedhjen e Personelit Akademik.
Dispozita e shfuqizuar i jepte Senatit të Universitetit të drejtën që, para vlerësimit përfundimtar të kandidatëve, të tërhiqte njohjen e publikimeve në revista ose botues të cilësuar si “të dyshimtë”.
Sipas Gjykatës Supreme, kjo dispozitë nuk kishte bazë të mjaftueshme ligjore dhe binte ndesh me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit të Prishtinës.
