Kosova debuton në xhudon paralimpike ndërkombëtare, Ardian Sopa: Eksperiencë e mirë, krenar që përfaqësova Kosovën

Për herë të parë, Kosova është përfaqësuar në xhudon paralimpike ndërkombëtare.

Në Astana të Kazakistanit, flamuri i shtetit tonë valoi në Grand Prixin për sportistët e verbër, falë pjesëmarrjes së xhudistit Ardian Sopa.

Sopa për Radio Dukagjini e përshkroi këtë eksperiencë si të jashtëzakonshme.

“Një eksperiencë shumë e mirë. Kam takuar garues nga Finlanda dhe vende të tjera dhe kemi bërë praktikë”, tha Sopa.

Ai tha se në këtë garë kishte vetëm një peng.

“Ndjehem shumë mirë që arrita ta përfaqësoj Kosovën, por ndjehem pak keq që kësaj radhe humba”, shtoi ai.

Ndërkohë, trajneri i tij Anton Cena, për Radio Dukagjinin u shpreh se vetë pjesëmarrja ka qenë e rëndësishme, duke treguar edhe arsyet.

“Pjesëmarrja e Ardianit në këtë nivel kaq të lartë është më shumë pjesëmarrje sesa pritje për rezultat, sepse në këtë Grand Prix kanë marrë pjesë garues me shumë vite përvojë në xhudo, derisa Ardiani momentalisht ka brezin e gjelbër dhe është larg nivelit të tyre”, tha Cena.

Edhe Komiteti Paralimpik i Kosovës e ka vlerësuar debutimin në këtë Grand Prix si një arritje të madhe dhe një hap domethënës drejt fuqizimit dhe promovimit të sportistëve paralimpikë nga Kosova.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika