Musliu: S’ka pasur mosmarrëveshje rreth listës, PSD ia solli Kosovës “liderin diktatorial” Albin Kurti

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje lidhur me përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo tha se vonesa në publikimin e listës nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë problemi apo pakënaqësie brenda partisë.

“S’ka pasur asnjë mosmarrëveshje dhe asnjë dilemë rreth listave”, deklaroi Musliu në emisionin FIVE.

Musliu foli edhe për Nait Hasanin, për të cilin tha se është “figurë kombëtare e Kosovës” dhe se nuk mund të përkufizohet me një qytet apo komunë të caktuar.

Ajo komentoi edhe rikthimin e PSD-së në skenën politike, duke akuzuar këtë parti se ia ka “ofruar Kosovës një lider diktatorial si Albin Kurti”.

Sipas Musliut, kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka kapur shtetin” dhe “e ka shkatërruar kudo që e ka prekur”.

“Më vjen shumë mirë që PSD po rikthehet në skenën politike.  Çfarë kanë me prezantu ata në krejt këta gjashtë vjet çfarë kanë folur me çfarë kanë mu mburr ata që kanë më thënë ia kemi ofruar Kosovës një lider diktatorial siç është Albin Kurti, i cili e ka kap shtetin e Kosovës qe 7 vjet edhe e ka ngulfat. Dhe e ka shkatërru kudo që e ka prek kjo është dhuratë e PSD-së. Ata le at bëjnë punën e vet”, ka deklaruar Musliu.

Megjithatë, ajo tha se nuk dëshiron të merret me deklaratat e PSD-së, duke shtuar se PDK-ja është një parti tradicionale me struktura dhe organe vendimmarrëse, vendimet e së cilës respektohen nga anëtarësia e partisë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika