“Do të nënshkruajmë lojtarë të rinj këtë verë”, thotë Perez dhe lë të hapur rinovimin e Vinicius Jr

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka dhënë një intervistë deklarata të forta për sezonin, të ardhmen e klubit dhe rivalitetin me Barcelonën.

Ai ka mbrojtur sukseset e klubit, duke theksuar se edhe 6 Liga të Kampionëve në 10 vite nuk mjaftojnë.

“Disa mendojnë se nuk është e mjaftueshme,” ka thënë ai, duke nënvizuar presionin e madh që ekziston mbi klubin madrilen.

Për të ardhmen e tij në klub, Perez ishte i prerë.

“Nuk dua të largohem nga Real Madridi. Dua të fitojmë edhe më shumë Liga të Kampionëve.”

Ai ka komentuar edhe sezonin aktual, duke përmendur mungesën e përgatitjeve dhe lëndimeve si arsye kryesore të luhatjeve të skuadrës.

Sipas tij, këto faktorë kanë ndikuar drejtpërdrejt në performancën e ekipit.

Një nga deklaratat më të forta lidhet me rivalitetin me Barcelonën, ku Perez ka hedhur akuza të rënda, duke thënë se nuk dëshiron asnjë lidhje me klubin katalunas për shkak të çështjeve të hapura ligjore që ai i përmend si të diskutueshme.

Ai gjithashtu konfirmoi se verën e ardhshme do të ketë përforcime në skuadër.

“Do të sjellim lojtarë të rinj. Nëse ka një lojtar të madh, do të shkojmë për të.”

Sa i përket yjeve aktualë, Perez veçoi Kylian Mbappr si lojtarin më të mirë aktual të skuadrës, ndërsa për Vinicius Junior theksoi rëndësinë e tij në sukseset e fundit të klubit dhe la të hapur çështjen e rinovimit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika