Për çfarë po protestohet në Sri Lankë?

Protestat ekonomike, nga të cilat është tronditur Sri Lanka, e kanë detyruar presidentin Gotabaya Rajapaksa, që të arratiset nga vendi, e gjithë kjo duke shkaktuar kaos në Azinë Jugore

Protestuesit festojnë pasi hynë në ndërtesën e zyrës së kryeministrit të Sri Lankës Ranil Wickremesinghe

Përse po protestojnë njerëzit në Sri Lankë?

Për vite me radhë Sri Lankën e kishte kapluar një krizë ekonomike, e sipas analistëve shumë vendime qeveritare ndërtonin të gjitha goditjet.

Për financimin e shërbimeve publike është marrë një shumë e madhe parash hua nga qeveria e Sri Lankës, gjatë dekadë së fundit. E gjithë kjo huamarrje ka shkaktuar goditje në ekonominës e Sri Lankës, që nga fatkeqësitë natyrore e deri te katastrofat e shkaktuara nga njeriu.

Përballja me mungesën e rëndë

Duke u përballur me një deficit masiv, presidenti i Sri Lankës kishte ulur taksat në mënyrë që të stimulojë ekonominë por, ky veprim doli krejt e kundërta, kështu duke goditur financat e qeverisë.

Çfarë po ndodh këto ditë duke përfshirë ndodhitë e muajit mars?

Protestat kanë eskaluar në Sri Lanka që nga muaji mars, kur i gjithë populli në mllef dolën në rrugët e vendit pas rritjes së kostove të ushqimit, mungesës së karburantit, ndërprerjes së energjisë elektrike, teksa vendi po merrej se si të shlyente borxhin.

Jashtë zyrës së residencës së presidentit, gjatë fundjavës janë mbledhur mijëra protestues, ku po aty u futën edhe në pishinën private të presidentit.

Disa minuta para se protestuesit të hynin në residencën e presidentit, forcat e armatosura të Sri Lankës e dërguan Rajapaksën në një anije detare, ndërsa gjatë ditës së mërkurë të 13 korrikut, Rajapaksa u largua së bashku me gruan e tij dhe dy zyrtarë të lartë për në Maldive.

Kush është presidenti i ri?

Në mungesë të presidentit, tashmë ish-presidenti, Gotabaya Rajapaksa ka emëruar kryeministrin Ranil Wickremesinghe si president në detyrë, e me këtë largimi i Rajapaksa i jep fund dinastisë familjare që ka dominuar politikën e Sri Lankës për dy dekadat e fundit.

Ranil Wickremesinghe, i lindur më 24 mars 1949 në Colombo, mban postin e Ministrit të Financave të Sri Lankës. Ai është deputet nga Partia e Bashkuar Kombëtare, Ai ka qenë udhëheqës i UNP-së që nga viti 1994. Më herët ai shërbeu si kryeministër i Sri Lankës, poashtu ai shërbeu edhe si Lider i Opozitës.

Çfarë po kërkojnë protestuesit?

Protestuesit duan që qeveria të japë dorëheqje, e nëse kjo gjë nuk ndodh ata janë shprehur të gatshëm që këto trazira do të vazhdojnë.

“Ne duam të paralajmërojmë Presidentin Gotabaya Rajapaksa, Kryeministrin dhe gjithë këtë qeveri që data 13 është dita e fundit që ju të jeni në pushtet,” ka thënë organizatori i protestës At Jeevantha Peiris.

Sri Lanka: Presidenti largohet nga vendi me avion ushtarak

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika