Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë

Dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë, A.Z dhe F.R, janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me rastin e korrupsionit në këtë institucion.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin fajësues, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe integritetit institucional.

Tutje, Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe që çdo keqpërdorim i detyrës zyrtare të trajtohet në përputhje me ligjin.

Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022 , ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes. Ai akuzohet se ka realizuar transfere të paautorizuara në llogari personale dhe të personave të tjerë.

Me këto veprime, A.Z. ngarkohet për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, F.Rr., në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për sigurim, dyshohet se ka ndihmuar A.Z., duke tërhequr mjete financiare në para të gatshme dhe duke ia dorëzuar atij.

Sipas prokurorisë, në këtë mënyrë është mundësuar përfitim i kundërligjshëm në vlerë prej 9,250 euro.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika