Kylian Mbappé ka reaguar me qetësi ndaj kritikave dhe fishkëllimave të tifozëve të Real Madrid pas sezonit zhgënjyes pa trofe.
Sulmuesi francez pranoi se reagimi i tifozëve është diçka normale në futboll, sidomos kur ekipi nuk arrin objektivat.
“Është një opinion. Është normale. Kur nuk fiton, tifozët të kritikojnë, kjo ndodh në çdo klub. Nëse nuk fiton, atëherë të fishkëllejnë”, deklaroi Mbappé.
Ylli francez shtoi gjithashtu një fjali që po bën xhiron e rrjeteve sociale:
“Askush nuk do të vdesë sonte.”
Deklarata e Mbappés vjen në një moment tensioni te Real Madridi, pas një sezoni pa trofe dhe kritikave të shumta nga tifozët ndaj disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.