Incidenti në Skenderaj, Nura: Dy të ndaluarit nuk ishin në vendin e ngjarjes

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se dy personat e ndaluar nga Policia në lidhje me incidentin e ndodhur në Skenderaj nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur përleshja.

Dy persona ndalohen për rastin ndaj Mehanit të VV-së, Lushtaku ende nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë

Ai ka shtuar se të ndaluarit janë shoqëruar nga Policia që nga mbrëmja dhe se pret që institucionet e drejtësisë të vlerësojnë arsyet e ndalimit të tyre.

“Në momentin që po flasim dy zyrtarë që nuk kanë qenë në vendin e ngjrjes janë ndaluar në Policia nga dje pasdite. Ekzistojnë edhe dëshmi për këtë çështje.

Nuk kanë qenë në vend të ngjarjes, kanë qenë me mua. Unë kam qenë në fshatin Llaushë, kam dëgjuar për rastin. Dhe janë incizimet e kamerave të komunës, kur jemi ardhur. Por, që në mbrëmje i kanë ndal. Kështu që ata e kanë vlerësuar se pse i kanë ndal…”, ka thënë Nura.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se disa persona të përfshirë në rast nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim, përfshirë edhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

Rasti ka ndodhur në një kafiteri në qendër të Skenderajt, ku zëvendësministri Hysni Mehani dhe sekretari i degës së Lëvizja Vetëvendosje, Bahri Zabeli, kanë mbetur të lënduar, ndërsa palët kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën se si ka ndodhur incidenti.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika