Arben Gashi: Nuk është lidership kur Kryeministri s’paraqitet para drejtësisë, e kryetari i komunës refuzon të dëshmojë për një incident

Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben GashI ka reaguar për zhvillimet e fundit politike dhe raportin e pushtetit me institucionet e drejtësisë, duke deklaruar se Kosovës i duhet një model tjetër politik, i bazuar në respektimin e ligjit dhe qytetarisë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi kritikoi ashpër sjelljen e liderëve institucionalë ndaj drejtësisë, duke theksuar se “nuk është lidership kur kryeministri refuzon të paraqitet para drejtësisë” dhe se shteti ligjor nuk mund të funksionojë me standarde të ndryshme për qytetarët dhe pushtetarët.

Ai tha se mbi çdo funksion politik duhet të qëndrojë Republika dhe ligji, ndërsa shtoi se shembulli për respektimin e institucioneve duhet të nisë nga vetë udhëheqësit.

“Shteti ligjor nuk mbahet me deklarata, por me shembull. Kur liderët sfidojnë institucionet, ata dëmtojnë besimin e qytetarëve tek shteti”, shkroi Gashi.

Ish-deputeti i LDK-së reagoi edhe ndaj, siç tha ai, “gjuhës së tensionit” dhe përdorimit të panevojshëm të forcës policore në Drenicë, duke ngritur dilema për angazhimin e njësive speciale në situata që sipas tij mund të trajtoheshin nga policia lokale.

“Kur në Drenicë dërgohen njësi speciale policore në situata që mund të trajtohen nga policia lokale, lind pyetja: a po ruhet rendi apo po prodhohet tension?”, deklaroi ai.

Në fund të reagimit, Gashi bëri thirrje për një politikë që bashkon qytetarët dhe respekton institucionet, duke kundërshtuar gjuhën e urrejtjes dhe polarizimin politik.

“Na duhet debat me ide, jo betejë me urrejtje. Na duhet lidership që bashkon, e jo pushtet që provokon”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika