FC Barcelona nuk lejoi befasi ndaj Real Betis të dielën mbrëma, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin si skuadër vendase në La Liga.
Edhe pse ekipi i drejtuar nga Hansi Flick e kishte siguruar titullin kampion një javë më parë pas triumfit në El Clasico ndaj Real Madrid, katalunasit treguan seriozitet maksimal edhe në ndeshjen e fundit para tifozëve të tyre.
Barcelona arriti të regjistrojë një tjetër fitore në shtëpi, duke kompletuar një statistikë mbresëlënëse këtë edicion në elitën spanjolle.
Skuadra blaugrane i ka fituar të gjitha 19 ndeshjet si nikoqire në La Liga gjatë këtij sezoni, duke dëshmuar dominim të plotë në fushën e vet dhe duke e kthyer stadiumin në një fortesë të pakalueshme për kundërshtarët.